Kryeministri Hashim Thaçi priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi


Image


Image


Image

Prishtinë, 24 prill 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim  ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi.

Kryeministri Hashim Thaçi falënderoi ministrin Aldo Bumçi dhe Qeverinë e Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe po luan në mbështetje të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë takim është vlerësuar se Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e përafruar në Bruksel më 19 prill, do të jetë argument shtesë për vendet që ende janë në proces të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi, përgëzoi kryeministrin Hashim Thaçi për marrëveshjen e arritur, që shënon një epokë të re me mundësi për të gjithë rajonin.

Ministri Bumçi po ashtu u shpreh i bindur se kjo marrëveshje do të jetë edhe  në funksion të shtimit të numrit të njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors