Kryeministri i Qeverisë së Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi dënon sulmin ndaj Dushan Milisavleviq, zv. shef i Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës


Image

Prishtinë, 08 dhjetor 2012
 
Plagosja me armë zjarri e zëvendësshefit të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës është akt kriminal dhe i patolerueshëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës i cili ka ndodhur të premten pak para mesnate nga persona të panjohur.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar gjithë personelin dhe funksionimin e plot të Zyrës Administrative në vëri.
 
Aktet e tilla të dhunshme nuk do të mund të pengojnë gatishmërinë e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vënë rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga Policia e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar aktorët e këtij sulmi dhe për ti vënë ata para drejtësisë.
 
Qeveria e Kosovës do të vazhdoj aktivitetet për implementimin e marrëveshjes së IBM-it, pa marrë parasysh pengesat që do të mundohen të shkaktojnë strukturat ilegale kriminale në këtë pjesë të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors