Prishtinë, 9 tetor 2009
I nderuari president Obama,
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u përgëzoj për marrjen e çmimit Nobel për Paqe.
Të gjithë jemi dëshmitarë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën presidencën Tuaj po thellojnë esencialisht përpjekjet për forcimin e demokracisë, paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit mes popujve në gjithë globin.
Vizioni Juaj për krijimin e një fryme të re progresive dhe të qëndrueshme në diplomacinë ndërkombëtare janë garancë e fuqishme për suksesin e saj të pashmangshëm, që ka filluar të japë rezultatet e veta.
Duke qenë i bindur në frymën e mbështetjes së vazhdueshme amerikane për fuqizimin e progresit të gjithmbarshëm të rajonit tonë, posaçërisht në Republikës së Kosovës, edhe njëherë ju shpreh urimet më të sinqerta për nderimin tuaj me çmimin Nobel për Paqe.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
