Kryeministri Thaçi priti admiralin Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s, me seli në Napoli


Image


Image


Image

Prishtinë, 15 dhjetor 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim admiralin Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta  të NATO-s, me seli në Napoli. Në takim ka marrë pjesë edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali  Markus Bentler. Në takim është diskutuar situata e përgjithshme në Kosovë dhe posaçërisht situata e sigurisë.

Kryeministri Thaçi ka njoftuar  admiralin Mark Fitzgerald  për zhvillimet më të  reja dhe shumë pozitive në Republikën e Kosovës si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve me sukses të jashtëzakonshëm dhe arritjen e standardit shumë të lartë, standardin perëndimor në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike, me një pjesëmarrje masive.

“Tash pas këtij suksesi ka mbetur që të angazhohemi maksimalisht dhe të vazhdojmë implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisaari për formimin e katër komunave të reja mbi bazën e këtyre zgjedhjeve ku kanë marr pjesë edhe serbët”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Në takim po ashtu është diskutuar edhe për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe  angazhimeve që duhet ta ketë në të ardhmen .

Kryeministri Thaçi ka falënderuar NATO-n,  si dhe trupat e KFOR-it në Kosovë, për punën jashtëzakonisht pozitive që janë duke e bërë në Kosovë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Më tutje kryeministri Thaçi ka thënë se jemi në përmbyllje edhe të një viti shumë të suksesshëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët e saj dhe ky është rezultat i angazhimeve të përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe  të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, por para së gjithash me KFOR-in, ICO-n dhe me EULEX-in.

Në pyetjen lidhur me  reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë, kryeministri Thaçi tha se kjo çështje duhet shikuar si shenjë e paqes, stabilitetit, sigurisë, por edhe forcim dhe konsolidim i institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës. Roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përcaktuar qartë me Kushtetutën e Kosovës dhe në Dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe angazhimet tjera që kemi pasur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors