Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit, Rexhepi dhe Hasani

Prishtinë, 21 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e Kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar e secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors