Prishtinë, 12 tetor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Të dy senatorët, e uruan kryeministrin për mandatin e ri dhe zgjedhjen e presidentes, gjë që riktheu stabilitetin e plotë institucional në vend.
“Senatorët Shaheen dhe Durbin kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ta kërkova përkrahje për anëtarësimin në NATO, si dhe për shndërrimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme ushtarake”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti foli edhe për deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtjen e hapur dhe të ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq.
Temë e bisedës me senatorët Shaheen dhe Durbin, ishin edhe reformat në arsim dhe vettingun në drejtësi, si dhe për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeministri Kurti foli edhe për zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative, sektor ky që përbën 6% të Bruto Produktit Vendor.
“Ekonomia jonë vazhdon të rritet me mbi 4%, ndërsa ky mandat qeverisës do të jetë i hekurudhave, digave, industrisë së mbrojtjes, e stadiumeve sportive drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, tha kryeministri Kurti.









