Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Marinë, Skenderaj, 30 maj 2026

Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Marinë të Skënderajt.

Kryeministri në detyrë Kurti përkujtoi dhe nderoi dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, që ranë heroikisht më 30 maj 1999. Ata u vranë në fshatin Arllat, rrugës për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat armike serbe, të cilat po kryenin spastrim etnik e gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi e Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë që e fituam dy javë pas rënies së tyre dhe gjaku i tyre ndodhet në themelin e shtetit që kemi ndërtuar, e zhvillimin dhe forcimin e të cilit e kemi obligim.

Lavdi dhe nderime të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors