Kryeministri Kurti priti Shefen në Detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, Palatova

Prishtinë, 21 prill 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefen në Detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Në takim, Palatova i dorëzoi kryeministrit Kurti raportin përfundimtar të Misionit të Ekspertëve Zgjedhorë të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare.

Të dy diskutuan rreth procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, i cili dëshmoi edhe një herë se Kosova organizon zgjedhje të lira, të drejta dhe sipas standardeve evropiane.

Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e misionit dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të zbatuar rekomandimet.

Kryeministri Kurti theksoi gjithashtu nevojën për qasje proaktive ndaj dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion. Lajmet e rreme, sondazhet e fabrikuara, deklaratat e pa verifikuara dhe materialet e manipuluara vizualisht, ishin format më të shpeshta të dezinformimit, me potencial për të ndikuar perceptimin publik dhe besimin në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbi i Grupit të Parë të Kapitujve të negociatave të BE-së dhe kritereve politike të Kopenhagës. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, Kosova ka përmbushur këto kritere në mënyrë të vazhdueshme dhe të verifikueshme.

Andaj, Kryeministri Kurti kërkoi që gjetjet pozitive të Misionit Vëzhgues të pasqyrohen qartë edhe në Raportin e Vendit të Komisionit Evropian për vitin 2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors