NJOFTIM PËR MEDIA 7.11.2022

07/11/2022 08:00 - 18:00

Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor

Samiti Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor do të jetë samiti i parë rajonal që do të organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, specifikisht për diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Ky samit do të mbledhë së bashku përfaqësues të lartë shtetërorë, gazetarë, aktivistë, përfaqësues nga shoqëria civile në nivel të rajonit, duke përfshirë përfaqësues nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

VENDI: Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë
KOHA:  09:30

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors