Zyra për Administrimin e Pronës Publike (ZAPP)

Kjo zyrë ka për mision të ndihmojë Zyrën e Kryeministrit dhe Qeverinë në përcaktimin dhe zbatimin e politikave në mënyrë të unifikuar dhe koherente, për kujdesin ndaj pasurisë sipas fuqisë ligjore, bëhet ose shndërrohet në pronë publike si dhe të sigurojë që pasuria të administrohet si pronë publike dh të përdoret për qëllime të përcaktuara nga shteti.

Zyrës për Administrimin e Pronës Publike ka mandat të lëshoj vetëm pëlqim parimor si dhe përcakton destinimin për shfrytëzimin e pronës për kohën sa zgjatë qiraja si dhe ne rastet e këmbimi. Bën mbikëqyrjen administrative lidhur me zbatimin e Ligjit përkatës për Pronën Publike dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të tij dhe ligjshmërinë e punës, dhe të veprimit të organeve të administratës shtetërore, të organeve të vetëqeverisjes lokale, të personave juridik, të cilët kanë autorizime publike mbi administrimin dhe disponimin me pasurinë shtetërore.

Zyrës për Administrimin e Pronës Publike mban dhe përditëson  evidencën unike dhe regjistrin e pronës publike, duke përfshirë edhe pronat publike te cilat kategorizohen si infrastrukturë  kritike. Kujdeset për punët e regjistrimit në kadastër, parcializimin, ndarjen, këmbimin, propozim vendimit dhe përcjelljen e realizimit të tyre, pagimit të qirasë dhe të punëve tjera në lidhje me pronën publike.

Zyra për Administrimin e Pronës Publike përbëhet nga dy divizione:

    Divizionit për Verifikim dhe Dhënien e Pëlqimeve

    Divizioni për Evidencën Unike dhe Regjistrin e Pronës Publike

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors