Prishtinë, 21 janar 2011
Zëvendëskryeministri Kuçi bëri një prezantim të përgjithshëm të zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë mbi objektivat dhe sfidat e institucioneve të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Kuçi para këtij grupi studentësh u sqaroi prioritet e qeverisë lidhur me integrimet euroatlantike, antarsimin në NATO, zhvillimin ekonomik, privatizimin, arsimimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, etj.
Z. Kuçi falënderoi studentët për vizitën që i bënë vendit tone dhe njëherësh inkurajoi ata për një bashkpunim më të ngushtë në mes tyre dhe studentëve kosovarë.
Zëvendëskryeministri Kuçi u përgjigj në pyetjet e shumta të studentëve, të cilët shfaqën interesim për sferat e ndryshme lidhur me zhvillimin e gjithmbarshëm në Kosovë.
Nga ana e tyre udhëheqësja e grupit të studentëve e falënderoi Zëvendëskryeministrin për pritjen e përzemërt dhe njëherësh shfaqi shpresën që edhe studentët Kosovarë në një të ardhme të afërt do ti bashkangjiten këtij grupi.