Zëvendëskryeministrja e Republikës se Kosovës, znj.Edita Tahiri, priti në takime të ndara delegacionin nga Belgjika që udhëhiqej nga drejtori politik i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Belgjikës, Jean-Arthur, si dhe atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë drejtuar nga drejtori politik Bjorn Lyrval.
Të dy delegacionet fillimisht shprehen mirënjohjet e thellë për të arriturat e Qeverisë se Kosovës në reformat e ndërmarra me qëllim perspektivën euro-atlantike. Ata vlerësuan lartë përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë në mënyrë të suksesshme duke vlerësuar se Kosova po hynë në një fazë të plotë si shtet dhe kjo shënon një datë historike.
Znj. Tahiri më këtë rast tha se pavarësia e Kosovës dëshmoi forcimin e perspektivës dhe paqes në rajon, dhe ftoi edhe pesë vende anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta njohin sa më shpejt, si kusht për paqe të përhershme në rajon.
Nga ana tjetër, drejtori politik i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Belgjikës, Jean-Arthur, vlerësoi lartë perspektivën e Kosovës në rrugën euroatlantike duke premtuar ndihmë të pa rezervë të shtetit të tij në synimet e Kosovës drejt këtij qëllimi.
Gjithashtu, edhe z. Lyrvall, drejtor politik i Suedisë, shtoi se për Ballkanin është e vetmja rrugë drejt integrimeve euroatlantike dhe përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë suksesshëm lehtëson edhe me tej rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë.
Pjesë e delegacionit të Belgjikës ishin edhe z. Gunther Sleeuwagen, Drejtori Politik për Evropën Jug-lindore, z. Xavier Timmermans Zyrtar i Deskut Politik, si dhe z. Pascal Grégoire, Shefi i Zyrës Belge në Prishtinë.
Ndërkaq, z. Lyrvall gjatë këtij takimi shoqërohej nga Ambasadori Suedezë z. Lars Wahlund dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës në Prishtinë, znj. Ingrid Johansson.