Zëvendëskryeministrja Tahiri viziton Malin e Zi


Image

Prishtinë, 28 qershor 2011

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, sot udhëtoi për një vizitë zyrtarë në Malin e Zi, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shtetit malazez.

Në qeverinë e Malit të Zi, zëvendëskryeministrja Tahiri do të pritet nga zëvendëskryeministri Dushko Markoviq si dhe do të ketë takime në Parlamentin e këtij shteti.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, po ashtu, do të vizitojë Komunën e Ulqinit ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, z. Gezim Hajdinaga.

Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimeve rajonale, avancimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe njohja me rrjedhat e dialogut teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, zëvendëskryeministrja Tahiri, më 30 qershor, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore në cilësinë e Kryetares së këtij Lobi. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors