Zëvendëskryeministrja Tahiri u takua me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi,Dushko Markoviq


Image


Image

Podgoricë, 29 qershor 2011

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri u prit në Qeverinë e Republikës së Mali të Zi nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë z. Dushko Markoviq. Në delegacionin e Republikës së Kosovës ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

Në këtë takim, zëvendëskryeministrja Tahiri fillimisht vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve si dhe falënderoi qeverinë e Malit të Zi për njohjen dhe përkrahjen e fuqishme të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Znj. Tahiri po ashtu foli për përkushtimin e plotë të qeverisë së Kosovës për një Kosovë euroatlantike duke vënë theksin në reformat e gjithanshme dhe përparimet e mëdha të Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik, për sundimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe të mirëqenies së gjithë qytetarëve dhe komuniteteve konform standardeve afirmative evropiane. Znj. Tahiri u angazhua për forcimin e nëtejmë të marrëdhënive bilaterale në të gjitha planet dhe bashkëpunimin e plotë në rrugën për integrimet evropiane dhe euro-atlantike. Duke folur për rëndësinë e dialogut teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë, znj. Tahiri, potencoi angazhimin konstruktiv të Kosovës për zbatimin e kritereve të Kopenhagës të cilat afirmojnë krijimin dhe fuqizimin e raporteve të mira ndër fqinjësore, zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, z. Dusko Markovic theksoi se shteti i Malit të Zi është i interesuar për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës në të gjitha planet. Ai siguroi se Mali i Zi dhe Kosova do të forcojnë fqinjësinë dhe partneritetin drejt një të ardhmeë përbashkët evro-atlantike. z. Markovic po ashtu u angazhua për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën diplomatike, ekonomike, turizmit dhe sigurisë duke u angazhuar që sa më shpejtë të vendosen edhe marrëdhëniet e plota diplomatike duke shkëmbyer ambasadoret e parë. Mali i Zi do të vazhdojë të jetë konstruktiv duke ofruar
mbështetje për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe se pavarësia e Kosovës u dëshmua të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti, tha ai.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e fuqizimit të agjendës evro-atlantike për të dyja vendet dhe mbarë rajonin si dhe vlerësuan se demokracia dhe vlerat evropiane janë perspektiva më e mirë për shtetet e reja. Në takim po ashtu u tha se minoritetet janë urë lidhëse midis dyja vendeve.

Më pastaj, delegacioni i Republikës së Kosovës në Kuvendin e Malit të Zi zhvilloi takim në Komisionin për punë të jashtme dhe integrime evropiane të kryesuar nga Nada Drobnjak. Zëvendëskryeministrja Tahiri dhe deputetja Brovina shprehën synimet e Kosovës për proceset reformatore dhe evropiane, zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e përvojave pozitive në mes të Qeverive dhe parlamenteve të dy shteteve si dhe për rrjedhat e dialogut teknik. Zëvendëskryeministrja Tahiri dhe Nada Drobnjak u pajtuan që Parlamenti i Malit të Zi si dhe ai i Kosovës duhet që sa më shumë të kenë bashkëpunime konkrete në mënyrë që forcimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal të jenë në të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve sepse të dy popujt dhe të dyja shtetet ndajnë një të kaluar të përbashkëta e cila mund të shërbej shumë edhe në ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët në familjen e madhe euroatlantike duke u bërë pjese e NATO-së dhe e BES-së. Bashkëbisedueset u pajtuan që kjo formë e bashkëpunimit do të avancohet edhe në formën e nënshkrimit të marrëveshjeve konkrete në mes të dy shteteve. Në takim ishin prezent edhe deputetet e tjerë të Parlamentit Malazezë si: z. Genc Nimanbegu, z. Damir Sehovic dhe z. Zeljkjo Avramovic.

Për nder të vizitës së zëvendëskryeministres Tahiri në Podgoricë, qeveria Malazeze shtroi drekë pune ku nikoqire ishte znj. Slavica Milacic, sekretare e shtetit Malazez për integrime evropiane. Gjatë këtij takimi u bisedua për përvojat e të dyja vendeve në plotësimin e kritereve për integrim euroatlantik duke marrë për bazë përvojat më të mira të vendeve të cilat tanimë janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për fazat në për të cilat po kalon Kosova në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe në aleancën veriatlantike të NATO-së duke potencuar synimet e shtetit të Kosovës e të cilat janë sundimi i rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale për qytetarët si dhe përmirësimin e marrëdhënieve rajonale dhe të fqinjësisë me Serbinë duke biseduar në Bruksel për çështje praktike më ndërmjetësimin e Zyrës së Baroneshës Ashton përmes lehtësuesit z. Robert Cooper.

Znj. Milacic ofroi përkrahje për institucionet e Kosovës në ketë drejtim pasiqë Mali i Zi ka ecur shumë përpara në plotësimin e kritereve politike dhe ekonomike dhe tanimë gjendet para një vlerësimi të rëndësishëm nga Komisioni Evropian i cili do tu mundësojë fillimin e bisedave për anëtarësim. Zonja Milacic poashtu potencoi rëndësinë që Mali i Zi duhet të avancoj në aspektin e bashkëpunimit me Kosovën duke nënshkruar edhe marrëveshje ndërkombëtare siq mund të jenë ajo për kthimin dhe riintegrimin e personave të zhvendosur etj.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors