Prishtinë, 20 qershor 2011
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, ka pritur disa nga përfaqësuesit e organizatës “Enklava”, që përbëhet nga OJQ-të lokale nga komuniteti serb në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua pjesëmarrja e serbëve në proceset shoqërore në Kosovë, si dhe për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e jetesës në të.
Duke folur për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Republika e Kosovës ka një frymë konstruktive dhe kreative në dialog dhe dominon fryma evropiane.
Në takim u tha se ky dialog kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përshpejtonë integrimet euroatlantike të të dyja vendeve.
Zëvendëskryeministrja Tahiri paraqiti vizionin dhe objektivat e politikës së Kosovës në përgjithësi, i cili vizion është përcaktuar për integrime euroatlantike dhe në këtë kuadër potencoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit.