Prishtinë, 16 nëntor 2011
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri takoi David Donoghue, Drejtor Politik në Ministrin e Punëve të Jashtme të Irlandës, me të cilin bisedoi kryesisht për situatën aktuale politike dhe institucionale në vendin tonë si dhe integrimet euroatlantike.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, falënderoi qeverinë e Irlandës për kontributin e dhënë për Kosovën në periudha të ndryshme, si dhe u vlerësua forcimi i marrëdhënieve midis dy shteteve.
Po ashtu, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri njoftoi për vizionin e Qeverisë se Kosovës për një Kosovë euroatlantike. Sipas znj.Tahiri, për këtë qellim janë ndërmarrë reforma të thella të gjithanshme për një qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit. Ndërkaq u tha se bashkëpunimi rajonal është një mundësi e mirë që qon drejt rrugës euroatlantike. Ndërkaq dialogu teknik u vlerësua si një mjet evropiane që kontribuon për një mirëqenie me të mirë për qytetarët.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehen të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin mes dy shteteve edhe në të ardhmen.