Prishtinë, 20 qershor 2011
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, priti në takim ambsadorin britanik z. Jan Cliff me të cilin bisedoi për progresin e dialogut teknik dhe perspektivat evropiane për Kosovën.
Në takim u vlerësuan përparimet e ndjeshme në dialog dhe afrimi drejtë marrëveshjeve në veçanti në çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë dhe çështje tjera praktike.
Gjatë takimit u theksuar gjithashtu se dialogu teknik dhe suksesi i tij është i lidhur ngushtë me integrimet evropiane për të dyja shtetet, Kosovën dhe Serbinë.
Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi angazhimin e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian që sa më shpejtë Kosova të fitojë liberalizimin e vizave dhe hyrjen në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian.
