Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri zhvilloi takime me qeveritarët e Mbretërisë së Bashkuar


Image

Londër, 13 korrik 2011
 
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Zëvendëskryeministrja znj. Edita Tahiri takoi ministrin për Evropën, z. David Roy Lidington.
 
Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu mirënjohjen e madhe që ka Kosova dhe qytetarët e saj për kontributin që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në të gjitha fazat e shtetformimit të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja foli për përparimet në Kosovë në ndërtimin e shtetit demokratik dhe sovran, si dhe reformat e thella që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e sundimin e ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Kosovës.
 
Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se filozofia politike e shtetit të Kosovës është e bazuar në vlera evropiane, thellimit të miqësisë me vendet mike dhe forcimit të marrëdhënieve me shtetet fqinje. Kosova është e fokusuar në përmbushjen e obligimeve për integrim në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB  dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë.
 
Ajo tha se kërkohet më shumë mbështetje  nga partnerët tanë ndërkombëtarë që Kosova sa më parë të marrë liberalizimin e vizave, të hyjë në marrëdhënie kontraktuare me BE-në duke e nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim si dhe të përshpejtohet procesi i marrjes së statusit të kandidatit për Kosovën.
 
Duke folur për dialogun teknik Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se ky dialogut ndërshtetëror është ekskluzivisht për çështje praktike, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve, avancimit të agjendës evropiane për Kosovën, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Z.Lidington rikonfirmoi qëndrimin e Mbretërisë se Bashkuar se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti shtetëror i Kosovës janë çështje të mbyllura. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në planin e brendshëm dhe te jashtëm. Vendi ynë do të qëndroj përkrah Kosovës në rrugën drejt sukseseve të reja, shtimit të numrit të njohjeve, integrimin në BE, NATO dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë, tha z.Lidington.
 
Duke vlerësuar përparimet e arritura në Kosovë, z. Lidington, tha se Qeveria e Britanisë së Bashkuar, përshëndet arritjet e dialogut teknik dhe se marrëveshjet e arritura janë kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe potencoi vazhdimin e mbështetjes së qeverisë britanike në këtë proces.
 
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors