Prishtinë, 17 qershor 2011
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, takoi sot ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, të cilin fillimisht e falënderoi për angazhimin e tij konstruktiv në kohën kur ka qenë shef i UNMIK-ut në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për programin reformator të Qeverisë si dhe prioritet e Republikës së Kosovës, që përfshijnë sundimin e ligjit, ekonomia e tregut, si dhe mirëqenien e përgjithshme për qytetarët.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e dialogut teknik në interes të qytetarëve dhe për forcimin e perspektives evropiane për Kosovën. Po ashtu, dialogu u cilësua si një mundësi për t’i zgjidhur diferencat për çështjet praktike midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu si një mundësi për ti vendosur marrëdhëniet ndër-fqinjësore në kuadër të kritereve të integrimeve evropiane.
