Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, priti në takim ambasadorin e Australisë në Vjenë, z. Michael Potts, i cili është edhe ambasador jo rezident për Kosovë. Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve dhe po ashtu u fol për arritjet dhe sfidat e Kosovës në shtetndërtimin demokratik. Me këtë rast ambasadori tha se Australia mbështet fuqishëm perspektiven euroatlantike të Kosovës. Po ashtu ambasadori vlerësoi dialogun teknik dhe përshëndeti marrëveshjet e arritura, dhe u vlerësua rëndësia e dialogut për forcimin e marrëdhënieve rajonale. Dialogu kontribuon në stabilitetin dhe paqen në rajon dhe në përmasimin e jetës se qytetareve, është theksuar në takim.