Prishtinë, 15 korrik 2011
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj.Edita Tahiri, në një takim të veçanet priti përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini.
Në këtë takim është diskutuar dhe analizuar rrjedhat e dialogut. Në takim janë vlerësuar marrëveshjet të raundit të kaluar.
Në takim është biseduar edhe për përgatitjet për raundin e gjashtë të bisedimeve që do te mbahen më 20 dhe 21 korrik. Zëvendëskryeministrja, Tahiri, shprehu gatishmërinë e Qeverisë që të punohet për zgjidhje evropiane, në kuadër të katër fushave të ardhme, telekomunikacion, energji, tregtia e lirë, dhe kadastra. Ajo ka theksuar se do të mund të bisedohet edhe për bashkëpunimet rajonale dhe heqjen e pengesave që Serbia deri tani i ka bërë Kosovës në këtë drejtim.