Prishtinë, 16 gusht 2013
Sot, Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri priti në takim znj. Joëlle Vatcher, Zëvendës Shefe e Misionit të EULEX-it. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësueset e Zyrës së BE-së dhe të EUSR-it në Kosovë, znj. Michele Moran dhe znj. Maaike Fekkes si dhe z. Abedin Ahmeti, UD i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës.
Në këtë takim u bisedua për progresin e arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për kthimin e regjistrave civil në Kosovë, me ç’ rast u vlerësua progresi i arritur duke qenë se tashmë rreth pesëdhjetë për qind e librave i janë kthyer Kosovës nga Serbia. Po ashtu u shpreh përkushtimi i përbashkët që zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje të realizohet sipas dinamikave të parapara.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri falënderoi EULEX-in për bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta për konsolidimin e sundimit të ligjit në tërë Kosovën si dhe angazhimet konkrete në çështjet e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit. Ajo vlerësoi se Kthimi i regjistrave civil në Kosovës kontribuon në kompletimin e të dhënave të regjistrit civil të shtetit të Kosovë dhe angazhimeve të Kosovës për përmbushjen e standardeve evropiane.
