Zëvendëskryeministrja e Republikës se Kosovës znj. Edita Tahiri ka pritur në takim studiuesin e çështjes shqiptare nga Japonia, z. Toshiki Kanamori


Image

Prishtinë, 25 qershor 2013

Zëvendëskryeministrja e Republikës se Kosovës znj. Edita Tahiri ka pritur në takim studiuesin e çështjes shqiptare nga Japonia z. Toshiki Kanamori  i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë studimore.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e falënderoi z. Kanamori për mbështetjen që i ka dhanë popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësi,  duke i mbajtur të informuar gjithë opinionin publik dhe qarqet akademike në Japoni për çështjen shqiptare dhe veçmas për çështjen e Kosovës.
 
Gjatë këtij takimi u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit midis botës akademike të Kosovës dhe asaj të Japonisë ku z. Kanamori u shpreh i gatshëm për nxitjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Po ashtu, z.Kanamori u shpreh i kënaqur për të arriturat e Kosovës posaçërisht për fazën e shtetndërtimit, duke theksuar se do të mbetet përkrahës i madh i Kosovës edhe në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors