Prishtinë 13 prill 2012
Në këtë takim temë qendrore e bisedës ishte situata e përgjithshme në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve bilaterale si dhe perspektiva euro-atlantike e Republikës së Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri falënderoi shtetin e Australisë për bashkëpunimin e krijuar në mes dyja vendeve si dhe përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në shumë aspekte.
Znj. Tahiri këtij takimi foli për progresin dhe reformat e Qeverisë që janë ndërmarrë për një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, fuqizim të sundimit të ligjit dhe mirëqenie sociale e qytetarëve.
Sa i përket rrugës drejt BE-së , Kosova tashmë ka shënuar progres të rëndësishëm por ka nevojë që BE-ja të jetë edhe më e angazhuar për të realizimin e liberalizimt të vizave dhe marrëveshjen për stabilizim asocim, ndërkohë që shteti i Kosovës po i përmbushë përgjegjësitë e saja.
Të dy palët vlerësuan se dialogu teknik është në dobi të stabilitetit rajonal. Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se zbatimi i plotë i marrëveshjeve nga pala serbe është duke u prolonguar nga kjo edhe për faktin se Serbia ende nuk e ka nënshkruar protokollin teknik për Menaxhimin e Integruar të Kufijve i cili ishte edhe kusht nga samiti i fundit i shefave të shteteve të BE-së për marrjen e statusit të kandidatit.
Ndërsa, sa i përket zhvillimeve rajonale, u tha se Ballkani e ka vendin në BE si një kusht për stabilitetin në rajon. Gjithashtu, u vlerësua se Bashkimi Evropian duhet të jetë faktor i fuqishëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si dhe për të mos lejuar Serbinë që të shkelë sovranitetin e Kosovës, pra të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë si dhe ti ndal provokimet dhe tensionimet ndaj Kosovës.
Ndërkaq, Ambasadori Potts tha se Australia e vlerëson lartë angazhimin e Kosovës në dialogun teknik me te cilin Kosova ka siguruar perspektivë të qartë evropiane dhe se përmes marrëveshjeve të fundit ajo ka treguar lidership në të mirë të vendit por edhe të stabilitetit të përgjithshëm për Ballkanin perëndimor.
Ambasadori Potts ritheksoi mbështetjen e fuqishme të shtetit të tij në forcimin e shtetit të Kosovës , si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në këtë kuadër potencoi angazhimin diplomatik të Australisë në procesin e rritjes se numrit të njohjeve si një angazhim që është duke u bërë në proces e sipër. Ambasadori Potts poashtu tha se Australia mbetet e përkushtuar në përkrahjen e saj ndaj shtetit të Kosovës dhe sovranitetin të tij të plot, kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve nga ana e Serbisë në Kosovë si dhe u zotua se do të kontribuoi edhe në të ardhmen për rrugën e Kosovës drejt reformave euroatlantike.