Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri priti sot në një takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Lars Wahlund


Image

Prishtinë, 16.11.2012

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj Edita Tahiri priti sot në një takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Lars Wahlund e shoqëruar nga këshilltarja e tij, znj. Ingrid Johansson.

Në këtë takim u çmuan marrëdhëniet e mira që kanë dy shtet duke shpreh përkushtim në bashkëpunim edhe me të madh mes dy shteteve.

Zëvendëskryeministrja Tahiri me këtë rast përmendi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bërë reformat në afat rekord me qëllim që sa më shpejt të arrihet rruga euroatlantike e Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori suedez shprehu gatishmërinë e Qeverisë Suedeze për t’i ndihmuar Qeverisë së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe atë atlantik, duke shtuar se Qeveria e tij angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors