Zëvendëskryeministri Shala shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”


Image


Image


Image

Prishtinë, 11 mars 2016 

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti në takim drejtuesen e Organizatës Jo Qeveritare, “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova.  

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Shala shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”, në misionin e saj për zbardhjen e plotë të fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, po ashtu, ofroi përkrahjen e Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ribotimin e librit “E VËRTETA PËR KRIMET SERBE”, Monografi për personat e rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë 24 Mars 1999 – 12 Qershor 1999.

Nesrete Kumnova, drejtuese e Organizatës Jo Qeveritare “Thirrjet e Nënave” falënderoi zëvendëskryeministrin Shala për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, duke e njoftuar edhe për aktivitetet dhe vështirësitë që “Thirrjet e Nënave” po hasin në punën e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors