Prishtinë, 25 qershor 2011
Gjatë qëndrimit në Nigeri zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli ka takuar kryetarin e Parlamentit të Nigerisë, njëherit edhe Kryetar i Komisionit për Politike te Jashtme, Dr. Barnabas A.I. Gemade.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka folur gjerësisht për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë periudhës së shtet-ndërtimit. Z. Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Kryeparlamentari Barnabas A.I. Gemade, ka premtuar se në kuadër të mbështetjes dhe angazhimeve të autoriteteve të Nigerisë për të formatizuar njohjen e Kosovës, do të inicioj një Rezolutë në Senatin e Nigerisë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
