Zëvendëskryeministri Kuçi: Qeveria e Kosovës zotohet për intensifikimin e mëtejmë të përpjekjeve për zbatimin e agjendës së integrimeve evropiane


Image

Prishtinë, 12 qershor 2009

 
Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi në këtë konferencë për media:

Fillimisht më lejoni që të përshëndesë z. Piere Mirel, Drejtor për zgjerimin në Komisionin Evropian, për kontributin e tij, falënderoi edhe z. Renzo Davidi, dhe tërë stafit të tij për kontributin dhe punën e bërë deri më sot në kuadër të procesit të integrimit në Unionin Evropian.

Sot patëm mundësi të njihemi me të arriturat qe nga takimi i fundit të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës, po ashtu edhe sugjerimet për veprimet tona në të ardhmen.

Qeveria e Kosovës edhe sot është zotuar për intensifikimin e mëtejmë të përpjekjeve për zbatimin e agjendës së integrimeve evropiane. Ne kemi dhënë zotimin se do të jemi edhe më funksional në strukturat tona brenda qeverisë, në nivel të ministrive, duke i ngritur edhe ato në nivelin lokal, si dhe rishikimin e planit për veprim për partneritet evropian, dhe që të gjitha to të integrojmë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.

Republika e Kosovës ka vazhduar të arrij progres të konsiderueshëm në shumë fusha, si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zgjerimi i dialogut dhe pajtimi midis komuniteteve. Përparim ka pasur edhe në fushat e reformimit të administratës publike, të reformimit të sistemit gjyqësor, në zhvillimin ekonomik dhe kemi shfaqur përkushtimin tonë për respektimin e drejtave të njeriut në veçanti për avancimin e pozitës së pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të zhvillojë dhe zbatoi strategji zhvillimore dhe të siguroi se zbatimi i agjendës evropiane. Natyrisht përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian është dëshmuar edhe me hartimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në BE. Qeveria ka kërkuar nga Komisioni Evropian të inicoi vlerësimet e nevojshme.

Qeveria e Kosovës pret që me dinamizmin e procesit të integrimit dhe forcimin i një bashkëpunimi me Komisionin Evropian do të rezultoi me një studim të fizibilitetit pozitiv që do të hapë rrugë për marrëdhënie kontraktuale të Kosovës me BE-në.

Ne e dimë sfidat, se ky proces nuk është i lehtë dhe që kërkon angazhime shtesë edhe brenda për brenda Kosovës por edhe në kuptimin e politikës së jashtme. Ne jemi të sigurt se të gjitha zotimet që i kemi marrë, sugjerimet dhe vërejtjet nga KE janë pjesë e përkushtimeve tona dhe progresit. Në këtë rrugëtim nuk jemi të vetëm, jemi bashkë me Komisionin Evropian dhe unë besoj në suksesin dhe rezultatet e këtij procesi.      

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors