Zëvendëskryeministri Kuçi: Qeveria e Kosovës, e përkushtuar që kategoritë që kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të jenë të dinjitetshme në shtetin e ri të Kosovës


Image

Prishtinë, 17 qershor 2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka takuar sot përfaqësues të Shoqatave të dala nga Lufta me të cilët ka biseduar lidhur me ecuritë e miratimit të Ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Z. Kuçi ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë të Qeverisë dhe të Shoqatave të dala nga lufta në plotësimin dhe realizimin e kërkesave të ligjshme dhe të arsyeshme të tyre.

“Vitin e kaluar Qeveria e Republikës së Kosovës ka proceduar Ligjin për vlerat e luftës, por që përfshinë edhe çështjen e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile dhe personave të pagjetur dhe mbi bazën e saj, është miratuar në Kuvendin e Kosovës në parim por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit  është kthyer prapë në Qeveri”, theksoi z. Kuçi, duke shtuar se “ne e kemi pasur në Strategjinë Legjislative, ne kemi punuar me kujdes edhe në draftin që është kthyer. Jemi koordinuar me shoqatat vazhdimisht dhe kemi ardhur në një përfundim që ligji tani është në draftin final dhe në mbledhjen e radhës të Qeverisë, në fillim të javës së ardhshme do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Më tutje z. Kuçi ka pohuar se është ky një ligj që njeh dhe garanton të drejtat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, por edhe viktimave civile. Është një ligj që njeh dhe garanton luftën e drejt të UÇK-së dhe është një ligj që garanton benificione, jo vetëm në kuptimin material. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që këto kategori që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, të jenë të dinjitetshme në shtetin e ri të Kosovës, theksoi y.Kuçi.

“Ne punojmë shumë që këto kategori të jenë pjesë e integruar e shoqërisë, por në të njëjtën kohë punojmë shumë që të jepen mundësi të barabarta për këto kategori, për të qenë pjesë e zhvillimit , ndërtimit , lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ka shprehur bindjen se  Kuvendi i Republikës do ta miratojë sa më të shpejt dhe të filloj implementimi i tij 

Në emër të Shoqatave të dala nga Lufta, Xhavit Jashari ka thënë se ishte ky një takim  në vazhdën e takimeve dhe bashkëpunimit me Qeverinë lidhur me çështjen e miratimit të ligjit . Z. Jashari ka thënë se me ligjin për vlerat e luftës njihet luta e UÇK-së dhe të gjitha benefitet  për kategoritë e dala nga lufta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors