Zëvendëskryeministri Kuçi priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Jan Braathu


Image


Image

Prishtinë, 24 tetor 2016

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, Ambasadorin Jan Braathu.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi për kontributin e tij të mëparshëm si Ambasador i Norvegjisë në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe e uroi Ambasadorin Braathu për rolin e tij të ri si Shef i OSBE-së me synim mbështetjen e zhvillimit demokratik të vendit.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se bashkëpunimi me OSBE-në është qenësor në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave pronësore të grave dhe komuniteteve jo-shumicë.

Nga ana e tij, z. Braathu është shprehur i përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për fuqizimin e institucioneve të vendit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors