Prishtinë, 8 korrik 2009
Temë qendrore e takimit ishte kthimi i personave të zhvendosur nga Kosova që nga periudha e luftës, të cilët ende, aktualisht janë në Mal të Zi.
“Ne konstatuam bashkërisht se kontinuiteti i angazhimit do të jetë i pandërprerë dhe kemi identifikuar përfundime të përbashkëta: Do të bëjmë protokoll të bashkëpunimit, në të cilin do të identifikojmë kërkesat dhe mundësitë dhe do të kemi qasje të përbashkët në krijimin e kushteve për kthim, të atyre, që tashmë kanë deklaruar gatishmërinë dhe interesin e tyre”, ka thënë z. Manaj.
Më tutje zëvendëskryeministri Manaj ka pohuar se ka kërkesa nga 360 individ me 83 familje, që janë paraqitur për tu kthyer. Natyrisht, të dhënat e fundit flasin se numri i të interesuarve dhe atyre që janë të gatshëm për tu kthyer është 1300 dhe natyrisht ky numër edhe do të rritet dhe po bashkëpunojmë për krijimin e kushteve për ndërtimin e objekteve dhe hapësirave të banimit dhe krijimit të kushteve për jetë normale. Ky proces do të vazhdojë më tutje.
Ndërkaq, ministri i Punës dhe Përkujdesjes Sociale të Malit të Zi, Suad Numanoviq, theksoi se me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi biseduar lidhur me çështjet e kthimit të refugjatëve kosovarë që ndodhen në territorin e Malit të Zi që nga periudha e luftës.
“Jemi pajtuar që të kemi një dinamikë të kthimit të mbi 16 mijë refugjatëve që llogaritet që janë nga Kosova”, tha z. Suad Numanoviq Më tutje, z. Numanoviq theksi gatishmërinë e dy Qeverive që ta përmbyllin me sukses këtë proces duke kërkuar edhe ndihmën e organizatave ndërkombëtare për riatdhesimin e tyre.
