Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi përfaqësuesen e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon


Image


Image

Prishtinë, 21 tetor 2010

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi falënderoi eurodeputeten Tanja Fajon për vizitën që po i bën institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e njoftoi atë për reformat që janë bërë deri më tani nga institucionet e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se marrja e udhërrëfyesit dhe strategjisë për liberalizimin e vizave nga BE-ja do të ndihmonte shumë në avancimin e procesit për sigurimin e dokumenteve të udhëtimit, për riatdhesimin, si dhe do të ndikonte në përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen efektive të kritereve të domosdoshme të integrimit.

Nga ana e saj, eurodeputetja Fajon shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur institucionet kosovare drejt këtij procesi shumë të rëndësishëm, duke theksuar se autoritet kosovare duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre me reformat e nevojshme për të plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave me BE-në.

“Pasi që në nëntor të këtij viti, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do t’u hiqet regjimi i vizave, kjo jep sinjale të qarta se procesi i heqjes së vizave edhe për qytetarët e Kosovës do të përshpejtohet”, theksoi eurodeputetja Fajon.

Gjatë takimi është biseduar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors