Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it Erhard Buhler


Image

Prishtinë, 1 mars 2011

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, është takuar sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler. Në takim është biseduar për zhvillimet ne vend, situatën e sigurisë dhe për ristrukturimin e KFOR në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar procesin e ndërtimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zhvilluar dhe thelluar bashkëpunimin me KFOR-in, në funksion të ruajtjes së ambientit të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka njohur zëvendëskryeministrin Kuçi me ristrukturimin dhe reduktimin e prezencës së KFOR-it në Kosovë. Kjo është bërë, ka thënë gjenerali Buhler, në përputhje me stabilitetin e krijuar në Kosovë dhe me ngritjen e kapaciteteve të strukturave të sigurisë në Kosovë.

Në takim është theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe është konfirmuar gatishmëria për te vazhduar bashkëpunimin e mirë dhe partneritetin mes dy institucioneve.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors