Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare Kosovaro Turke

Prishtinë, 9 tetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me përfaqësues nga Oda Tregtare Kosovaro Turke.

Biseduan rreth bashkëpunimit të Kosovës dhe Turqisë në rrafshin ekonomik, rritjen e investimeve të kompanive turke në Kosovë e rritjes së eksporteve të Kosovës në Turqi. Më tej, u trajtuan zhvillimi i dyanshëm i turizmit dhe angazhimi i Odës Tregtare Kosovaro Turke në evente të cilat kanë për qëllimin promovimin edhe të shtetit tonë dhe krijimit të urave të bashkëpunimit për bizneset e Turqisë dhe Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e mundësive investuese për kompani të huaja në Kosovë dhe lehtësimin e bashkëpunimit, në dritën edhe të punës që po zhvillohet mbi Agjencinë e Investimeve dhe Eksporteve që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, por edhe atasheve ekonomikë të Kosovës në kryeqendrat kryesore anembanë botës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors