Zëvendëskryeministri Bislimi u mirëprit nga ministrja për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre

Kopenhagë, 3 shtator 2025

Takimet e djeshme bilaterale në Kopenhagë të Zëvendëskryeministrit të parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u përmbyllën me ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre. Ky ishte takimi i dytë mes palëve, pas atij në Prishtinë prillin e kaluar.

Temë kryesore e bashkëbisedimit ishin dinamikat e lidhura me procesin e integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri theksoi aspiratat dhe objektivat e vendit në këtë drejtim. Ai tha se në momentumin aktual gjeopolitik dhe kontekstin e sigurisë në Evropë, zgjerimi duhet të ketë prioritet. Në këtë kontekst, nënvizoi rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se vendi ynë meriton marrjen e statusit të vendit kandidat pas aplikimit për anëtarësim në dhjetor 2022.

Në vijim, zëvendëskryeministri falënderoi shtetin e Danimarkës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe partneritetin mes dy vendeve tona, gjersa shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë përgjatë Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së dhe thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors