Zëvendëskryeministri Bislimi u mirëprit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum

Berlin, 25 nëntor 2025

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Zëvendëskryeministri e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës. Theksoi rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Rreth procesit të integrimit evropian, zëvendëskryeministri shprehu rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i cili hap rrugë për bashkëpunim dhe përafrim më të ngushtë me BE-në dhe avancimit të perspektivës evropiane. Ai shtoi se integrimi në BE mbetet për Kosovën orientim strategjik dhe aspiratë kyçe, ndërsa mbështetja qytetare për anëtarësimin në BE vijon të mbetet më e larta në rajon. Krahas avancimit të rrugëtimit drejt BE-së, zëvendëskryeministri theksoi edhe rëndësinë e përfundimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në takim u bisedua edhe mbi aktualitetin në vend, situatën në rajon, dhe procesi i dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Prezent në takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors