Zëvendëskryeministri Bislimi u mirëprit nga deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Tilman Kuban

Berlin, 24 nëntor 2025

Takimet e radhës në Berlin të Zëvendëskryeministrit të parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mbajtën në ndërtesën e Bundestagut. Ai u mirëprit në takime ndarazi nga deputetët e CDU-së Peter Beyer dhe Tilman Kuban.

Së bashku me deputetin Peter Beyer, zëvendëskryeministri diskutoi rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës, procesit të zgjerimit, situatën aktuale në vend dhe rajon, si dhe procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rritjen ekonomike të vendit në katër vitet e fundit, rritjen e punësimit, dhe avancimin edhe në indikatorët e indekseve ndërkombëtare veçanërisht sa i përket sundimit të ligjit.

Në lidhje me procesin e integrimit evropian, zëvendëskryeministri foli rreth rëndësisë së dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe trajtimit serioz të aplikimit të dhjetorit 2022. Ai shtoi se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe shteti ynë të vlerësohet në bazë të avancimit dhe progresit të shënuar.

Sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri ritheksoi se ato duhet të hiqen plotësisht dhe sa më parë.

Edhe në takimin me deputetin Tilman Kuban, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi ndër të tjera rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe avancimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi deputetët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe partneritetin e fuqishëm mes vendeve tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors