Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim organizatën Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE)

Prishtinë, 12 nëntor 2025

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga organizata joqeveritare, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE), Drejtorin Ekzekutiv, Isak Skenderi dhe Nëndrejtoren Ekzekutive, Vesa Batalli.

Në takim u bisedua rreth zhvillimit të strategjive të përbashkëta dhe rritjes së mbështetjes për komunitetet joshumicë, me qëllim kontributin në shumë fushëveprimtari mes të cilave luftimi i diskriminimit, promovimit të aspekteve të bashkëjetesës, nxitjen e punësimit, edukimit dhe sensibilizimit për të lehtësuar gjithëpërfshirjen.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se si qeveri jemi angazhuar përgjatë këtij mandati në projekte që targetojnë pozitivisht rritjen e punësimit dhe përfshirjen e minoriteteve në vendimmarrje.

Organizata joqeveritare VoRAE promovon drejtësinë shoqërore, barazinë dhe përfshirjen institucionale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke zbatuar iniciativa kombëtare dhe rajonale në fushat e arsimit, punësimit, strehimit dhe pjesëmarrjes politike, në partneritet të ngushtë edhe me donatorë dhe institucione evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors