Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki


Image


Image

Prishtinë, 17 nëntor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki.

Në takim u theksua rëndësia e informimit të komunitetit të personave të verbër rreth liberalizimit të vizave dhe rregullave të lëvizjes pa viza në zonën Shengen.

Po ashtu, u fol edhe mbi përgatitjen e dokumenteve relevante për çështjet integruese në shkrimin Braj dhe format alternative, si dhe implementimi i plotë i ligjit për personat e verbër, si imperativ për një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të angazhohet maksimalisht për të ofruar mbështetje konkrete e adresuar tematikat e ndërlidhura me personat me nevoja të veçanta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors