Zëvendëskryeministri Bislimi pati një darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin

Berlin, 4 shtator 2025

Pas Kopenhagës, mbrëmë Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëtoi drejt Berlinit, ku pati një darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin dhe përfaqësues të Qeverisë Gjermane.

Në kuadër të kësaj darke pune të organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, u bisedua mbi progresin e vendit përgjatë viteve të fundit, rrugën drejt integrimit evropian, zhvillimin ekonomik dhe procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi për progresin ekonomik dhe rritjen konstante prej mesatarisht 6%, që Kosova e ka pasur gjatë këtij mandati qeveritar, për avancimin në sundim të ligjit, zbatimin e reformave në kuadër të agjendës së reformave evropiane, si dhe për përmirësimin në rankime ndërkombëtare, të cilat e reflektojnë këtë progres.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors