Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti bursistët nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YCS)

Prishtinë, 15 shtator 2025

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti bursistët e raundit të XIV nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YCS), bashkë me zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra dhe ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Bursistët të cilët kanë përfunduar studimet e tyre akademike në universitete prestigjioze në Evropë, tashmë po kthehen në Kosovë si profesionistë të rinj për të shërbyer dhe dhënë kontribut në administratën publike, duke shtuar dijen institucionale me përvojën e akumuluar gjatë periudhës studimore.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirëseardhjen ndaj të rinjve në rrethin e shërbimit civil dhe rëndësinë e dedikimit, përkushtimit dhe punës së palodhur përgjatë angazhimit të tyre.

Shtoi se Qeveria do të vazhdojë ta përkrahë këtë program, i cili ofron mundësi për të rinjtë dhe të rejat dhe sjell kuadro të përgatitur në administratën publike.

Bursistët kanë kryer studimet në sektorë të ndryshëm themelorë dhe do të vazhdojnë shërbimin në dikastere e institucione publike sipas fushave dhe orientimit të tyre. 7 prej tyre do të shërbejnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; 11 në fushën e integrimit evropian, në departamentet përkatëse në Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë e linjës; 9 bursistë në drejtësi, në njësitë ligjore të ministrive përkatëse dhe 5 në administratë publike dhe burime njerëzore, që do të angazhohen në Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Projekt i YCS financohet nga fondet IPA të Bashkimit Evropian me kontribut edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors