Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, László István Dux

Prishtinë, 18 korrik 2025

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Së bashku biseduan mbi potencialin dhe mundësitë për thellim të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, gjersa zëvendëskryeministri theksoi edhe synimet strategjike të Kosovës në rrugën drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Duke e uruar për detyrën e re, për një mandat sa më të frytshëm dhe produktiv, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu edhe vullnetin për bashkëpunim në shërbim të zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors