Zëvendëskryeministri Bislimi bashkëbisedoi me mërgatën tonë në Danimarkë

Kopenhagë, 3 shtator 2025

Vizita në Danimarkë e Zëvendëskryeministrit të parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u përmbyll mbrëmë me bashkëbisedimin dhe takimin me mërgatën tonë.

Zëvendëskryeministri theksoi rëndësinë e rolin e tyre kyç për vendin, duke veçuar se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë. Përgjatë diskutimit u trajtuan dhe progresi i vendit në aspektin ekonomik e më gjerë, situata aktuale dhe procesi i integrimit evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi diasporën për kontributin e palodhshëm, gjersa nënvizoi se ajo mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors