Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark


Image


Image

Prishtinë, 31 maj 2021

 

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark.

Takimi ishte i natyrës informuese ku Shefi i EULEX, z.Wigemark e informoi zëvendëskryeministrin Bislimi për zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit si edhe për zhvillimet në kuadër të temave që përfshihen në procesin e dialogut si: fushat e menaxhimit të integruar të kufirit, liria e lëvizjes dhe drejtësia. Në takim ishin të pranishëm dhe tre ekspertë të këtyre fushave specifike të cilët ndanë detaje nga eksperienca e tyre në terren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors