U bë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeministrit


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 12 dhjetor 2014

Sot në ora 14:00, me një ceremoni të veçantë, është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit, nga ish-kryeministri Hashim Thaçi te kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Me intonimin e himnit shtetëror  të Kosovës dhe me parakalimin para gardës ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi ka pritur kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Isa Mustafën.

Në vazhdim, në ambientet e kabinetit të kryeministrit, është zhvilluar takimi në mes të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, dhe në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors