Prishtinë, 1 korrik 2012
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në shenjë respekti për kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe rolin e tij kryesor për ndërtimin e paqes dhe shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, ka vendosur që të themelojë edhe një bursë të veçantë studimi në emër të tij.
Kjo bursë tani e tutje do të quhet The Hashim Thaçi Fellowship, të cilën Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare do t’ia ndaj një studenti nga Kosova.
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare po sot ka ndarë shpërblimin Doktor nderi për kryeministrin Thaçi .
Laureat më të hershëm të këtij nderi janë edhe këta burrështetas dhe personalitete botërore: Haris Silajdzic, kryeministër në kohë të luftës i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ish presidenti i Bosnjes dhe Hercegovinës; Martin Gray, i mbijetuar i Holokaustit dhe shkrimtar, Adolf Ogi, ish-president i Zvicrres; Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit të Paqes dhe president i Timorit Lindor; Zhou Dadi, Drejtor i Instutit Kinez për Kërkime të Energjisë; Stavros Dimas, Komisioner Evropian për Mjedis; Faith Birol, ekonomist, Agjencia Ndërkombëtare për Energji, Sir Nicholas Stern, autor i Raportit Stern për Ndryshimet Klimatike, Curtis Roosvelt, historian, shkrimtar politik dhe stërnip i Franklin dhe Eleanor Roosvelt, Lartmadhëria Albert II, Princi sovran i Monakos, Esam Yousif Janahi, anëtar i Parlamentit Mbretëror i Bahrainit; Mikhail Gorbachev, ish udhëheqës shtetëror i BRSS-së; Andrej Logar, ambasador i Sllovenisë, dekan në vitin 2008 në Shkollën e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Yang Jiechi, Ministër i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, Franciscos Verros, Amabsador i Greqisë, dekan në Shkollën e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Jean de Nassau, Princi i Luksemburgut; Li Baodong, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës, Kairat N. Kelimbetov, Ministër për Ekonomi dhe Planifikim Buxhetor në Kazakistan, Noerine Kalaeeba, Drejtor i Bordit i Action AID International; Yuri Nazarkine, Doktor në Marrëdheniet Ndërkombëtare; Daithi O’Cellaigh, ambasador i Irlandës; Ahmet Uzumcu, Ambasador i Turqisë, Doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Salva Kiir Mayardit, Presidenti i parë i Republikës së Sudanit Jugor; Zamir Akram, Ambasador i Pakistanit, Doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.