Rifilluan punimet në lokacionin e tretë të varrezës masive në Rudnicë të komunës së Rashkës në Serbi

Prishtinë, 7 gusht 2014

Kanë rifilluar sot  punimet vlerësuese në lokacionin numër tre të varrezës masive në Rudnicë , të komunës së Rashkës në Serbi, që ishin ndërprerë njëanshëm me 3 korrik nga pala serbe, me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare.  

Krahas përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, rifillimin e punimeve është duke e përcjellë edhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ekspertët në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës,  Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës, përfaqësuesit e EULEX-it , përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësues tjerë vendor e ndërkombëtar.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur angazhohet që puna në këtë lokacion të vazhdohet pa ndërprerë, deri në përfundim të verifikimit të plotë, sipas planit të hartuar më parë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors