Reagim i Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 14 shkurt 2014

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës përgënjeshtron lajmin e publikuar sot nga portali Indeksonline për siç thuhet blerjen e veturës së re për Kryeministrin e Kosovës, në vlerë prej 270 mijë euro.

Ky lajm është plotësisht i pavërtetë. Vetura për të cilën bëhet fjalë nuk është në pronësi të Zyrës së Kryeministrit, mirëpo për shkaqe teknike dhe të sigurisë është huazuar përkohësisht për përdorim nga një institucion tjetër shtetëror.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës rithekson mbështetjen e plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes së lirë. Mirëpo, në të njëjtën kohë rikujton se kjo liri nënkupton edhe përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors