I nderuar kryeministri MARKOVIĆ,
Anëtarësimi zyrtar i Malit të Zi në NATO më 5 qershor të vitit 2017 është një ngjarje me rëndësi historike dhe një arritje e jashtëzakonshme për Malin e Zi dhe popullin e tij.
Anëtarësimi në NATO është dëshmi e zhvillimeve demokratike në vendin tuaj në promovimin e reformave si dhe në zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi.
Urojmë përzemërsisht qytetarët dhe gjithë përfaqësuesit zyrtar të Malit të Zi për arritjen e këtij suksesi.
Pranimi zyrtar i Malit të Zi në NATO është një hap inkurajues për Kosovën dhe shtetet e tjera në rajon të cilat aspirojnë të bëhen anëtarë të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Malit të Zi, stabiliteti i brendshëm dhe politikat e mira fqinjësore janë garancia më e mirë se vendi juaj po ecën drejt një të ardhme të sigurt.
Si një vend i këtij rajoni, i përkushtuar për prosperitet ekonomik, stabilitet politik si dhe mirëqenien e popullit tonë, ne i gëzohemi suksesit të secilit vend për shkak se suksesi individual i secilit vend kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit si tërësi.
Suksesi i madh i vendit tuaj miqësor, që vjen si rezultat i punës së gjatë të palodhshme dhe zotimit tuaj në zbatimin e reformave dhe ndarjen e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta, paraqet një sukses edhe për rajonin.
Në këtë moment historik për vendin tuaj, më lejoni që në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës të shpreh urimet e mia më të sinqerta për pranimin zyrtar të vendit tuaj në NATO.
Dr. Isa Mustafa Duško MARKOVIĆ
Kryeministër Kryeministër i Malit të Zi
