NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 29 korrik 2011

Me ftesë të ish Presidentit të Kosovës, aktualisht zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, nga data 10 deri më 11 gusht, vendin tonë do ta vizitoj, Presidenti i Hondurasit, shkëlqesia e tij z Porfirio Lobo Sosa.

Presidenti Lobo Sosa është një mik i madh i shtetit të Kosovës, i cili pa asnjë hezitim, njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke kërkuar krijimin e marrëdhënieve diplomatike, kulturore e ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Presidentin Lobo Sosa do ta presin në takime të veçanta autoritetet më të larta shtetërore të Kosovës, si dhe do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit.

Presidenti i Hondurasit pas vizitës në Republikën e Kosovës do të vizitojë edhe Republikën e Shqipërisë.   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors